Vendimi i Apelit për Mustafën, reagon Klinaku

Aktuale

Vendimi i Apelit për Mustafën, reagon Klinaku

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:31
Sali Mustafa

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila ka dënuar Salih Mustafën, ish-eprorin e UÇK-së, me 22 vjet burg.

Klinaku  në llogarinë  e tij në Facebook, ka publikuar fotografinë e Salih Mustafës,  mbi të cilën ka shkruar se  “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke i ulur kështu për katër vjet nga dënimi i shkallës së parë.

Mustafës i është zbutur dënimi nga 26 vite në 22 vite.

Mustafa ishte shpallur fajtor për krime lufte nga kjo gjykatë më 16 dhjetor 2022, duke u dënuar me 26 vjet.

Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat