Shqiprim Arifi thotë se e ka takuar një herë Vuçiqin, Behrami: Dyshoj te ata që e kanë takuar vetëm një herë

Aktuale

Shqiprim Arifi thotë se e ka takuar një herë Vuçiqin, Behrami: Dyshoj te ata që e kanë takuar vetëm një herë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:39
Shqiprim Arifi dhe Artan Behrami.

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi tha se vetëm njëherë e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ai tha se me Vuçiqin ka biseduar në vitin 2016 për problemin e teksteve shkollore.

“Një takim që e kam pas najherë me Aleksandar Vuçiq u kanë në prani të Edi Ramës, në 2016 në Nish jemi taku. Kemi bisedu për problemin e teksteve shkollore”, tha Arifi në Pressing.

“Pse pe thekson që e ke taku vetëm njëherë?”, e pyeti analisti Artan Behrami.

“Sepse vetëm njëherë e kam taku”, ia ktheu Arifi.

“Pse me mbitheksu që je taku njëherë”, e pyeti sërish Behrami.

“Ma shumë dyshoj në ata që e kanë taku vetëm njehërë sesa ata që e kanë taku më shumë herë”, i tha Behrami Arifit.

“Unë si kryetar komune mundona me i ruajt shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat