Profesor Bytyçi godet Shqiprim Arifin: Është përçarësi më i madh i shqiptarëve në Serbi

Aktuale

Profesor Bytyçi godet Shqiprim Arifin: Është përçarësi më i madh i shqiptarëve në Serbi

Nga: N. Sh. Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:39
Enver Bytyçi dhe Shqiprim Arifi

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi i ka komentuar zgjedhjet në Serbi.

Profesori përmes një postimi në Facebook, shkruan për zgjedhjen e Shaip Kamberit si deputet në parlamentin serb, teksa shton se përçarësi më i madh është Shqiprim Arifi.

“Fakti se në komunën e Preshevës, ku ai drejton, dolën vetëm 20 përqind e zgjedhësve në votime, dëshmon për atë se shqiptarët janë të dyzuar e në dilemën e përzgjedhjes së kandidatit të tyre për në kuvendin e Serbisë”, shkruan Bytyçi.

Ai tutje shkruan se, qëndrimet patriotike të Shaip Kamberit në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginë nuk i kanë bindur ata për të adresuar votën e tyre te Partia për Aksion Demokratik!

As qëndrimet anti-shqiptare të Shqiprim Arifit nuk i bindi ata që ta refuzojnë me zero vota partinë dhe kandidatin e tij, ndonëse e ndëshkuan atë!”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Shaip Kamberi do të jetë sërishmi deputet i Kuvendit të Serbisë. Edhe pse zgjedhjet e djeshme për parlamentin dhe disa bashki u manipuluan në mënyrë mafioze nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryetari i Partisë shqiptare për Aksion Demokratik, si kandidat për deputet, duket se ka fituar numrin e nevojshëm të votave për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme. Të dhënat konfirmojnë se ai ka marrë 6000 vota në Bujanovc dhe 5000 në Preshëvë, ndërkohë që votat e tjera të shqiptarëve në Serbi ende nuk janë specifikuar. Për të marrë mandatin e deputetit atij i duhen gjithsej 13.500 vota. Llogaritet që ky numër të plotësohet e tejkalohet në rastin e zotit Kamberi.

Sido që unë e konsideroj të ulët numrin e votave, arsyeja kryesore e këtij numri është pjesmarrja e ulët në zgjedhje e shqiptarëve të Luginës. Dhe arsyeja kryesore e pjesmarrjes së ulët është përçarja e faktorit shqiptar në këtë rajon. Vlerësoj se përçarësi më i madh i komunitetit shqiptar në Serbi e sidomos në Preshevë, është kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Fakti se në komunën e Preshevës, ku ai drejton, dolën vetëm 20 përqind e zgjedhësve në votime, dëshmon për atë se shqiptarët janë të dyzuar e në dilemën e përzgjedhjes së kandidatit të tyre për në kuvendin e Serbisë.

Qëndrimet patriotike të Shaip Kamberit në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginë nuk i kanë bindur ata për të adresuar votën e tyre te Partia për Aksion Demokratik! As qëndrimet anti-shqiptare të Shqiprim Arifit nuk i bindi ata që ta refuzojnë me zero vota partinë dhe kandidatin e tij, ndonëse e ndëshkuan atë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat