Detajet e fshehura, eksperti publikon një fakt interesant: Ja si e paraqiti Serbia në hartë Kosovën

Aktuale

Detajet e fshehura, eksperti publikon një fakt interesant: Ja si e paraqiti Serbia në hartë Kosovën

Nga: A.M. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:54
Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë më 17 dhjetor

Së fundi, në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në vendin tonë.

Në lidhje me këtë temë, në detaj interesant e ka publikuar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në rrjetin e tij social postoi dyë fotografi nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë, ku në njërën prej tyre u shfaq harta e Serbisë, në të cilën nuk bënte pjesë Kosovë.

Postimi i plotë

Fakt interesant vizual!

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë më 17 dhjetor (foto e parë) dhe foto e dytë nga vitet e mëparshme.

Detajet e fshehura: Kosova jashtë Serbisë (foto 1) dhe Kosova brenda Serbisë (foto 2).

Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë nga qeveria e Kosovës ishte dhe është vendim i drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat