Sherifi për draft-statutin: VV po kërkon shpëtim nga Gjykata që e konsideron të kapur

Aktuale

Sherifi për draft-statutin: VV po kërkon shpëtim nga Gjykata që e konsideron të kapur

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:13
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga NISMA ka reaguar pas akuzave të VV-së, se opozita po e shfrytëzon Gjykatën Kushteutese për t’i bllokuar propozimet e tyre dhe “për ta mbrojtur shtetin e kapur”.

Sherifi ka shkruar se VV e konsideron të kapur Gjykatën Kushtetuese në njërën anë, e në anën tjetër kërkon shpëtim kur bëhet fjalë për draft-statutin e Asociacionit.

“Kur Gjykata Kushtetuese ia rrëzon qeverisë së VV-së ligjet që shkelin Kushtetutën ajo e shpallë atë të kapur nga opozita.

Ndërsa, kur është në pytje Draft-Statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e ka pranuar dhe po vrapon pas Vuçiqit që edhe ai ta nënshkruaj, ajo kërkon shpëtim nga po ajo Gjykatë të cilën e konsideron të kapur nga opozita!”, ka shkruar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat