Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë, flasin rreth bashkëpunimit

Aktuale

Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë, flasin rreth bashkëpunimit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:56
Foto nga takimi

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, sot ka vizituar edhe zyrat e KFOR-it ku është pritur nga Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas në Film City në Prishtinë.

Komandanti i KFOR-it në takim ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen dhe kontributin e Bullgarisë në misionin e KFOR-it

“Presidenti i Republikës së Bullgarisë,Rumen Georgiev Radev ka vizituar komandantin Özkan Ulutaş, në Camp Film City, në Prishtinë.

Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e patundur të Bullgarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat