Eksperti i sigurisë: Shërbimet inteligjente të Kosovës në gatishmëri të lartë, Serbia po përgatitet për sulme të reja

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Shërbimet inteligjente të Kosovës në gatishmëri të lartë, Serbia po përgatitet për sulme të reja

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:29
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se Shërbimet e Inteligjencës të Kosovës janë në gatishmëri të lartë pas informacioneve se Serbia po përgatitet për sulme të reja në veri.

Sipas tij, gjasat janë që në fillim në 2024 të ketë situata që cenojnë jo vetëm sigurinë e Kosovës por prekin gjithë rajonin.

“Institucionet e Kosovë, ato inteligjente dhe të sigurisë janë në gjendje gatishmërie në bazë të informacioneve që janë bërë publike nga kryeministri Kurti. Pritet që sipas të gjitha gjasave pas fillimit të 2024 tensionet të jenë më të shpërfaqura. Në 2024 mund të ketë situata që mund të cenojnë jo vetëm sigurinë e Kosovës por me impakt rajonal. Ajo që shihet është se institucionet e sigurisë së Kosovës në bashkërendim me agjencitë partnere mike të SHBA kanë mundur të identifikojnë aktivitete ushtarake parapërgatitore të këtyre formacioneve të Serbisë në territoret përkatëse”, tha eksperti.

Ditën e djeshme, kryeministri Albin Kurti paralajmëron mundësinë e ripërsëritjes së skenarit që riktheu frikën e luftës në Kosovë.

Milan Raodiçiç po riorganizon sulme të reja kundër Kosovës, tha Kurti, teksa kanë kaluar gati 3 muaj, nga rebelimi i armatosur i Banjskës, i marrë përsipër nga ish/zv-kryetari i Listës Serbe.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, Kurti nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij, por këmbënguli në përfshirjen e strukturave të shtetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat