Mushkolaj “shpërthen” ndaj opozitës: Me këta tipa, Albin Kurti rri me vjet n’pushtet

Aktuale

Mushkolaj “shpërthen” ndaj opozitës: Me këta tipa, Albin Kurti rri me vjet n’pushtet

Nga: A.SH Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:18
Imer Mushkolaj

Nga sondazhi i publikuar, Vetëvendosje është renditur sërish e para, duke pasur nga PDK, LDK e parti tjera.

Por, kundër këtij sondazhi ka pasur reagime të shumta nga opozita.

Analsiti Imer Mushkolaj, ka reaguar duke thënë se “e dinë sa keq janë dhe i sulmojnë të tjerët që ua bëjnë publike gjendjen e pashpresë”.

Ai, opozitën i quan fëmijaqa, duke shtuar se “ me këta tipa n’opozitë, Albin Kurti rrinë me vjet n’pushtet”.

Postimi i plotë:

Dmth. nuk iu pëlqejnë sondazhet (për të cilat edhe vetë e dinë që janë të sakta), mandej shfaqen nëpër studio me teori konspirative, sulmojnë media, shpifin e propagandojnë. Kjo është një pjesë e opozitës e cila, e vetëkënaqur deri në delir, don me e ndërru perceptimin e qytetarëve, në vend se ta ndryshojë së pari veten. E dinë sa keq janë dhe i sulmojnë të tjerët që ua bëjnë publike gjendjen e pashpresë. Kërkush nuk iu ka faj që nuk dinë të bëjnë opozitë. Me këta tipa n'opozitë, Albin Kurti rrin me vjet n'pushtet. Fëmijaqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat