“Ahmed Kalajës ia kisha ndaluar hyrjen në Kosovë”/ Kimete Berisha reagon ashpër pas fyerjeve fetare ndaj gazetarit të ndjerë, Arton Turkaj

Aktuale

“Ahmed Kalajës ia kisha ndaluar hyrjen në Kosovë”/ Kimete Berisha reagon ashpër pas fyerjeve fetare ndaj gazetarit të ndjerë, Arton Turkaj

Nga: M.L. Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:06
Ahmed Kalaja

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar lidhur me komentet fyese në rrjetet sociale që po i bëhen gazetarit të ndjerë Arton Turkaj,

Veçanërisht, Berisha ka folur për reagimin e imamit nga Shqipëria, Ahmed Kalaja.

Ajo ka thënë se Ahmed Kalaja duhet të përgjigjet për përndjekjen në varr që ia bëri të vdekurit, ende pa ndodhur Dita e Gjykimit!

“Duhet të përgjigjet se nga i buron ajo nevojë e tmerrshme dhe moqë t'i përdhosë të vdekurit dhe të vallëzojë mbi varret e tyre!

- Duhet të përgjigjet për dehumanizimin, për nxitjen e luftës ndërfetare, për frikësimin e qytetarëve që ende nuk e kanë gjetur Zotin, apo ata që e kanë humbur Zotin, pa dashur, me shpresë që do ta rigjejnë përsëri!”, shkruan mes tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Hoxha i pushtuar nga Djalli!

- Dhe ju jeni gëzuar kaq shumë që vdiq një djalë i ri, dhe sipas jush ai nuk vdiq, por atë e vrau Zoti!

- Se Zoti kur hidhërohet me njerëz, sidomos me shqiptarë - i vret, e tek pastaj i gjykon.

- Vdekja është vrasje, sipas këtyre muslimanëve.

- E, a nuk është vdekja - nevojë!

Jam e sigurt se vdekja është nevojë! Lodhet njeriu aq shumë, sa e dëshiron vdekjen!

Vdekja është edhe dëshirë!

Po, po.

Është.

- Shpeshherë Zoti sipas jush hidhërohet me fëmijë por nuk hidhërohet me vrasësit e fëmijëve, atyre vrasësve ua shton ymrin!

- Sipas muslimanëve, Zoti nuk është hidhëruar me përdhunuesit e 10 mijë grave shqiptare në luftë, për faktin se asnjëri prej atyre vrasësve nuk është dënuar.

- A e dini ju se sa gruaja shqiptare është hedhur në bunar për të shpëtuar nga përdhunimi! A i ka vrarë Zoti ato, apo kanë vdekur...qysh po i bie sipas jush!

- Zoti juaj ende asnjë vrasës të fëmijëve shqiptarë në luftë nuk e ka vrarë.

As vrasësit e fëmijëve të

Jasharve, asnjërin nuk e ka vrarë Zoti deri sot...

E pse?

Pse!

Pse Zoti vret humoristë e nuk vret vrasës!

- Fol!

- E kanë gjetur të vdekur, e kanë rrethuar anë e katër anë (Kosovë, Shqipëri e Maqedoni), dhe qindra mijëra meshkuj muslimanë po e mallkojnë, po e dhunojnë,, po e pështyjnë, po e kërcënojnë me varr, po ia shajnë nanën, ah, çka s'po i bëjnë.

- Se, po të ishe ti njeri i mirë nuk do të kishe vdekur - kështu po i thonë, njerëzit e fesë!

- Qe në kënd ka përfunduar feja e besimi!

Në shqiptarë që i ka tërbuar padija!

Se padija të tërbon kështu qysh i ka tërbuar shqiptarët!

- Në vend se t'ia këndojnë:

'N'sheher timin kur t'kaloni,

Thuani ka vdek' ai djali i ri!'!

- A s'keni thënë

ju se 'Zoti i merr pranë vetes ata që i do më

së shumti'!

- Një milionë herë keni thënë se Zoti i merr pranë vetes ata që i do më së shumti!

- Kjo na qetësonte kur na ndodhte humbja!

Tash, çka të besojmë ne?

Pse na keni mashtruar!

Ne kemi besuar se Zoti i merr pranë vetes ata që më së shumti i do!

- Pse tash po thoni se kush vdes në fakt nuk vdes por e vret Zoti!

Se veç në gjuhën shqipe dhe serbe e gjen mallkimin 'Të vraftë Zoti - Bog te ubio'!

- Ahmed Kalaja duhet të përgjigjet për përndjekjen në varr që ia bëri të vdekurit, ende pa ndodhur Dita e Gjykimit!

- Duhet të përgjigjet se nga i buron ajo nevojë e tmerrshme dhe moqë t'i përdhosë të vdekurit dhe të vallëzojë mbi varret e tyre!

- Duhet të përgjigjet për dehumanizimin, për nxitjen e luftës ndërfetare, për frikësimin e qytetarëve që ende nuk e kanë gjetur Zotin, apo ata që e kanë humbur Zotin, pa dashur, me shpresë që do ta rigjejnë përsëri!

- Ahmed Kalajës ia kisha ndaluar hyrjen në Kosovë.

- Ai duhet të përgjigjet se pse i deformon këshillat e Profetit Muhamed.

- A s'ka thënë Profeti se besimtari nuk gjykon por këshillon!

- Pse ky hoxhë e paraqet fenë islame si fe që i gëzohet vdekjes dhe Zotin e paraqet si 'vrasës' e jo si falës!

- Ahmed Kalaja duhet të

përgjigjet për deformimin e mësimeve të Profetit Muhamed dhe mashtrimin e besimtarëve shqiptarë!

- Sot, të gjithë të paditurit shqiptarë i gjen të tubuar rreth trupit të gazetarit, duke e masakruar për së vdekuri.

Çka pret prokuroria?

- Pse po i mashtroni muslimanët se gazetari ka shkuar në ferr!

- Pse s'po tregoni drejt:

S'ka ferr.

S'ka ferr.

O s'ka.

- Tregojuni këtyre të

paditurve se njëherë duhet të

ndodh kijameti, e pastaj vjen ferri!

Mos i rreni veç që i keni gjetë budallenjë!

- Përndjekja e njeriut në varr, do të ndikojë në ftohjen edhe më

të madhe të shqiptarëve nga feja që e ndalon humorin dhe e merr Drejtësinë e Zotit në duart e veta.

- Ne kemi nevojë për

paqe, për dashuri, për falje: për ta

falur njëri-tjetrin, pa na kërkuar falje!

P.S. ...Që më kish tallur edhe mua, ...e lypi unë, mirë ma ka bërë...

Hallall, kat më kat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat