Mustafa: Luftëtarët kryesorë të lirisë e kalojnë ndërrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Aktuale

Mustafa: Luftëtarët kryesorë të lirisë e kalojnë ndërrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:12
Isa Mustafa

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit.

Ai thotë se duhet pranuar të gjithë se jemi në “arrest mendor e intelektual” dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë.

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit!

Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë!”, shkruan Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat