Ankthi pa fund, pritja për të zhdukurit vazhdoi edhe në 2023

Aktuale

Ankthi pa fund, pritja për të zhdukurit vazhdoi edhe në 2023

Më: 3 janar 2024 Në ora: 00:14
Ilustrim

Qe 24 vite është në kërkim të saj.

Sali Muhaxheri nga Komuna e Ferizajt pret nga institucionet që të zbardhet fati i bashkëshortes së tij, që është zhdukur që nga prilli i vitit 1999.

“Unë e kam bashkëshorten e zhdukur me 16 prill të 1999, është zhdukur dhe nga ai moment më nuk dihet për fatin e saj, bashkë me bashkëshorten ka qenë edhe një grua e kushëririt edhe ajo është e zhdukur bashkë me të, edhe e njëjta është edhe për të nuk dihet për fatin e saj, komunën tonë janë edhe 16 të pagjetur”, tha Sali Muhaxheri, familjar.

Muhaxheri i cili është edhe kryetar i shoqatës për persona të zhdukur në komunën e Ferizajt, thotë se shpresa e familjarëve është zbehur, meqë kanë kaluar më shumë se dy dekada.

“Kur të bisedoj me familajrët pyetja e parë e tyre është çka ka të re, gjithmonë kur të vijnë familjarët, e kanë a ka dicka të re, është problem edhe me familjarët me bisedu sepse me të vërtet kaluan shumë vite, edhe nuk po shihen rezultate, shohim vitet e fundit, ose këtë vit kemi parë disa gërmime në territorin e Kosovës, ku janë gjetur disa mbetje mortore janë shkuar në IML, derisa të ju bëhet ADN-ja e tyre, dhe nuk e dim se cilit terren i përkasin”, tha Muhaxheri.

Në Kosovë, gjatë vitit 2023 ekipet e institucioneve përgjegjëse, gërmuan në 15 lokacione nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Rreth 7 lokacione kanë qenë me gjetje, që dyshohet që janë me interes që janë të personave të zhdukur, që minimum duhet të jetë numri, minimum 17 i trupave apo personave që ne presim që janë në listën e personave të zhdukur, dhe kur te kemi rezultatet e ADN-së, do të dihet saktë”, tha Andin Hoti, kryetar i Komisionit qeveritar për për personat e zhdukur.

E një hap i rëndësishëm, për këtë proces po konsiderohet edhe miratimi i deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur mes Kosovës e Serbisë, por megjithatë e njëjta nuk është se është zbatuar nga pala serbe.

Për këtë sipas Andin Hotit, nevojiten edhe kushtëzime për shtetin serb.

“Komisioni i përbashkët që do të themelohet, nga BE-ja, jo nga ne përbehet prej dy antarëve të BE-së, dy të Kosovës e dy të Serbisë, dmth be-ja është direkt i involuar me këtë cështje, ne në të kaluarën, nëse jemi shku dhe jemi anku në Bruksel, të miqtë tanë se Serbia, nuk po jep infomacione dhe Serbia ka shkuar në Bruksel, se ne japim dhe nuk kemi arrit rezultate, tash BE-ja është aty dhe e sheh cka po ndodhë, dhe do refelektojë direkt”, tha Hoti.

Derisa, krerët institucional vazhdimisht thonë se janë duke punuar për këtë, familjarët e të zhdukurve gjatë luftës, kërkojnë që nëse jo eshtrat e familjarëve, të njëjtit të u hapin derën, e të interesohen për gjendjen e tyre.

“Po bëhen 24 vite dhe institucionet mungojnë, në këto cështje ose të familjarët kur i kemi përvjetorët kur i kemi disa sene, një herë me ardhe dhe meja qel derën, një familjes dhe me i thënë se në cfarë kushte po jeton”, shtoi Muhaxheri.

Përderisa në Kosovë janë kryer një sërë gërmimesh, në Serbi, pavarësisht informacioneve, gërmimet kanë qenë vështirë të realizueshme, kryesisht nga mungesa e gatishmërisë së institucioneve serbe për të bashkëpunuar për këtë çështje, përderisa numri i personave të zhdukur nga lufta mbetet në mbi 1 mijë e 600 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat