Aliu: Kemi hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Aktuale

Aliu: Kemi hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:43
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë Kosova ka hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se ky synim i kamotshëm shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike të të dy shteteve.

Ministri Aliu ka publikuar një video, në të cilat shihen disa pamje nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, ka shkruar Aliu.

Ndërkaq, ditë më parë, ministri ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta.

“Nga 1 janari, bashkatdhetarët, përveçqë do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu.

Pas hapjes së korridorit ajror të Kosovës me Shqipërinë, përveç shkurtimit të kohës së fluturimit, pritet të zvogëlohet edhe çmimi i biletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat