​Gjobiten ngasësit për gara me vetura në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

Aktuale

​Gjobiten ngasësit për gara me vetura në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

Më: 5 janar 2024 Në ora: 22:02
Ilustrim

​Gjobiten ngasësit për gara me vetura në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.

Policia e Kosovës sot në Vushtrri ka identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore dy shoferë për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë-Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.

Ndaj dy ngasësve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 150 eurosh, si dhe nga një pikë negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat