Eksperti: Mosdorëzimi i raportit për sulmin në Banjskë, neglizhencë e hetimeve nga Policia e Kosovës

Aktuale

Eksperti: Mosdorëzimi i raportit për sulmin në Banjskë, neglizhencë e hetimeve nga Policia e Kosovës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:43
Drizan Shala

Kosova ende nuk publikuar raport përfundimtar lidhur me sulmin terroristë të grupit paraushtarak serb në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku kishte mbetur i vrarë.

E mungesën e një raporti të tillë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala e vlerëson si neglizhencës të departamentit të hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Mosdorëzimi i një raporti përfundimtar është një neglizhencë e i shtyllës së departamentit të hetimeve së Policisë së Kosovës ”, ka thënë Shala.

Shala ka vlerësuar se Britania e Madhe është prej shteteve aleate të Kosovës po merret më së shumti me këtë rast.

“Raporti teknik taktik ka lëvizur në drejtim të partnerëve strategjik vizita e ministrit të Jashtëm David Cmeron në Kosovë. Britania është duke i dhënë shpirt ati raporti që ka hartuar deri tani në bazë të hetimeve që ka Policia e Kosovës, është duke ja dhënë atë shijen përkatëse që të përdoret edhe në politikën ndërkombëtare por edhe në fushën e sigurisë”, tha Shala.

Përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit e kishte marrë Milan Radoiçi, deri në atë kohë nënkryetar i Listës Serbe, ndaj të cilit Kosova kishte lëshuar fletarrest. Ai është edhe në listën e zezë të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Policia e Kosovës në përleshje me grupin terrorist kishte vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi, ndërsa që kishte sekuestruar arsenal armësh të gjetura në Manastirin e Banjskës ku ishte strehuar ky grup në ditën e sulmit.

Poashtu nga dokumentet e sekuestruara sipas Qeverisë së Kosovës, grupi synonte shpalljen e autonomisë së veriut.

BE e ShBA dhe aleatët e Kosovës, kishin dënuar sulmin duke e cilësuar terroristë dhe kërkuar nga Serbia që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Radoiçiq udhëheqës i grupit vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat