A iu mjaftojnë pagat e Kosovës për ta shëtitur Evropën, qytetarët: As deri në Prishtinë s’del, se jo në Evropë

Aktuale

A iu mjaftojnë pagat e Kosovës për ta shëtitur Evropën, qytetarët: As deri në Prishtinë s’del, se jo në Evropë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:03
Ilustrim

Qysh nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës ‘prekën ëndrrën’ për të udhëtuar lirshëm në zonën Schengen. Ky udhëtim bart me vete disa rregulla që qytetarët e vendit duhet t’i dinë e t’i respektojnë, pasi Komisioni Evropian parasheh monitorimin e lëvizjes së lirë, e madje në rast të keqpërdorimit liberalizimi mund të pezullohet.

Për të plotësuar rregullat e heqjes së vizave, ndër tjera, duhet edhe posedimi i një dëshmie të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrim gjatë afatit kohor të parashikuar nga udhëtari.

Me këtë rast, Gazeta sot adresoi një pyetje te lexuesit e vet, rreth përballueshmerisë së udhëtimeve jashtë vendit, marr parasysh pagat mujore të tyre.

Shumë nga ta u shprehen se pagesa e ulët e punës mbi 20 ditore në muaj nuk iu mjafton për ta shijuar së paku një udhëtim, madje të njëjtit për ta përshkruar gjendjen e rëndë ekonomike të tyre morën shembuj si në vijim:

“Deri n’Prizren nuk munesh me dal”, “Po mjafton me shëtit komunën ku jeton”, “Deri n’Suharekë sun shkojsh”, “Po mjafton deri ne prishtine kthyse “, “Deri n’airoport s’mun shkon me rroge t’Kosoves”, “po qysh jo ma larg se dej Ferizaj smun shkon”, “mjafton per bilete nje drejtimeshe….”, “Jo, rrofshin familjarët, sa për pagë kurre nuk e kishim pa europën me sy!”.

Ishin këto vetëm disa nga mbi 500 përgjigjet e tyre, megjithatë pati lexues që u shprehën të kënaqur me pagat, duke treguar se me to mund të kalojnë disa ditë në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat