Rrëzimi i kulmit të komunës, Mushkolaj: A dha kush përgjegjësi për këtë skandalin?

Aktuale

Rrëzimi i kulmit të komunës, Mushkolaj: A dha kush përgjegjësi për këtë skandalin?

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:46
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj rrëzimin e kulimit të objektit të komunës së Prishtinës e ka quajtur skandal.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga komuna për këtë incident, i cili ka kushtuar një qytetare me lëndime të rënda.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai është shprehur i shqetësuar me objektet tjera.

“A dha kush përgjegjësi për skandalin e rrëzimit të kulmit të Komunës në Prishtinë? Kur kështu ndodh në objektin e institucionit përgjegjës për ndërtimet në krejt Prishtinën, paramendoni çfarë pasojash mund të ketë në raste të tjera”, ka shkruar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat