Kryetari i Konjufca vazhdon vizitën në Estoni, takon Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Nacionale, Stoicescu

Aktuale

Kryetari i Konjufca vazhdon vizitën në Estoni, takon Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Nacionale, Stoicescu

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 20:29
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Nacionale të Kuvendit të Estonisë, Kalev Stoicescu, më të cilin ka diksutuar lidhur me çështjet e sigurisë në të dy vendet respektive dhe në të gjithë kontinentin. 

Kryetari Konjufca e njohu kryetarin Stoicescu për përparimin e institucioneve tona të sigurisë në raport me rreziqet hibride ruse, por edhe qasjen agresive të shteti serb karshi sovranitetit të Republikës së Kosovës. 

Kreu i Kuvendit kërkoi nga z. Stoicescu mbështetje sa i përket avancimit të kuadrit legjislativ në fushën e mbrojtjes, duke ditur se kontekstet e sigurisë po ndryshojnë në mënyrë kaq të shpejtë. 

Image
Pamje nga takimi

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët lidhur me perspektivën e qartë të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat