Tahiri, Kurtit: Me pazotësinë e tij ndërkombëtarizoi çështjen e dinarit deri në Këshill të Sigurimit

Aktuale

Tahiri, Kurtit: Me pazotësinë e tij ndërkombëtarizoi çështjen e dinarit deri në Këshill të Sigurimit

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për çështjen e dinarit.

Ajo ka vlerësuar se Kurti me pazotësinë e tij e ka ndërkombëtarizuar dinarin serb deri në OKB.

Në këtë mënyrë, ka thënë ajo, po kthehen mbrapa sukseset e Kosovës.

“Dinari u nderkombetarizua deri ne Keshillin e Sigurimit - kur Shefi i pare i UNMIKUT De Melo provonte te na bindte se ne Kosove duhet te vazhdojne ligjet qe kane qene ne fuqi para luftes pra edhe dinari, ne i permbysem keto insistime te OKB. Sot me pazotesine e Kurtit dinari u be ceshtje nderkombetare, ne vend se te promovohej suksesi jone qe atehere u beme shteti pare qe perdorte valute evropiane dhe jo jugosllave. Gjate okupimit zbatuam marken gjermane, pasluftes euron. Kosova ka shenuar suksese historike, por ja qe solli nje kryeminister qe i kthen mbrapa arritjet tona”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat