Bytyqi e AAK-së: Qeveria “Kurti”, është kampione e paparë në dështime

Aktuale

Bytyqi e AAK-së: Qeveria “Kurti”, është kampione e paparë në dështime

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:57
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se parti ën pushtet nuk do të njihet për asgjë në aspektin e mirë.

Por, do të njihet shumë për të keq në gjithë propagandën e bërë dhe mosrealizimin e premtimeve.

“Meqenëse i kanë qejf simbolikat, ua kisha sugjeru që nesër në tre vjetorin e tyre më dal më një video, ku këta janë kampionët e paparë në dështime, meqenëse i kanë për qejfi përmbledhjet e editimet”, është shprehur Bytyqi.

Bytyqi, nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje do të fitoj përsëri në zgjedhjet e ardhshme.

Pasi, që siç thotë ajo populli duhet ta sheh realitetin dhe nuk duhet me ia dhënë votën.

“Nuk besoj se do të fitoj, pasi gjendja faktike tregon se ky vend prej kur është në udhëheqje të kryeministrit Kurti veç teposhtëza e ka marr, me masa ndaj vendit, me eskalime të njëpasnjëshme, tensione, prishje raportesh me aleatët e çka jo tjetër, andaj, nëse populli vendos ta sheh realitetin siç është, nuk duhet me ia dhënë votën, nuk bën me ndëshku vetën me një kryeministër që veç ka punu për të keq”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat