A ka filluar fushata? – AAK nis me aderime

Aktuale

A ka filluar fushata? – AAK nis me aderime

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:06
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas koalicionit me Nismën për Kosovën prite të bëjë edhe një veprim elektoral.

Zyrtarë të kësaj partie kanë paralajmëruar se nga e enjta, në këtë parti do të nisin aderimet qe zakonisht bëhen në fushatë elektorale.

Se a është kjo shenjë se vendi po i drejtohet zgjedhjeve te pazakonshme pas përplasjeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti me ShBA-të për çështjen e dinarit mbetet te shihet ditët në vazhdim.

Media mëson koalicioni parazgjedhor ‘AAK-Nisma’ do të përforcohet nga profesorë të fushave të ndryshme nga e gjithë Kosova.

Kujtojmë që në ditën kur është nënshkruar koalicioni ‘AAK-Nisma’ drejtuesit e këtyre dy partive patën bërë thirrje për një fort opozitare, duke i hapur dyert për të gjitha ata që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat