Tahiri: Osmani do të duhej të deklarohej për raportet me ShBA-në, por s’po guxon nga Kurti

Aktuale

Tahiri: Osmani do të duhej të deklarohej për raportet me ShBA-në, por s’po guxon nga Kurti

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 06:19
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar qëndrimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, karshi situatës së përgjithshme në Kosovë.

Tahiri, tha se presidentja është pritë që të ketë një qartësi sa i përket raporteve me amerikanët, por që këtë veprim nuk e ka bërë akoma, pasi që sipas saj, nuk po guxon të flas nga kryeministri Albin Kurti.

Ajo tha se presidentja Osmani ka një problem, pasi që është bërë presidente me votat e Kurtit.

“Osmani, fatkeqësisht është pritur të ketë një qartësi në raportet me amerikanët, pra të jetë partner. Është pritur, sepse ka një shkollim, mirëpo problemi i saj është që është bërë presidente me votat e Kurtit, sepse ajo nuk kishte vota, kishte parti të vogël. Meqenëse ka ardhur me votat e Kurtit, e ka bërë shef apo komisar politik e s’po guxon me fol, e ka mbyll gojën”, tha ajo.

Tutje, ish-kryenegociatorja tha se fatkeqësisht presidentja e vendit ka dështuar komplet në misionin që t’i mbrojë interesat shtetërore.

“A nuk është dashur që ajo sot me dalë si presidente kur e sheh që ambasadori amerikan live po flet për prishje të partneritet, kryeministri flet të kundërtën. E pakta është që presidenti i vendit me çua me thënë qëndrimin. Kushtetuta thotë që presidenti t’i mbrojë interesat kombëtare shtetërore, jo ka dështuar komplet fatkeqësisht”, deklaroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat