Të shtënat me armë zjarri në mes të natës te “Bregu i Diellit”, dy të plagosur e tre të arrestuar – çka dihet deri më tani

Aktuale

Të shtënat me armë zjarri në mes të natës te “Bregu i Diellit”, dy të plagosur e tre të arrestuar – çka dihet deri më tani

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 07:57
Ilustrim

Mbrëmë në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Për rastin u arrestuan tre të dyshuar, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për gazetën nga Policia e Kosovës thanë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thanë nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve në media, të plagosur kanë mbetur burrë e grua.

Ndërkohë nga Qendra Klinike Universitare kanë  konfirmuar  se pas trajtimit, të plagosurit janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat