Rugova: LDK-ja në krizë që nga viti 2010, Abdixhiku brumë i Mustafës

Aktuale

Rugova: LDK-ja në krizë që nga viti 2010, Abdixhiku brumë i Mustafës

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 00:07
Naser Rugova

Naser Rugova anëtar i LDK-së, ka thënë se kjo parti është në krizë që nga viti 2010, kur drejtimin e saj e ka marrë Isa Mustafa e po vazhdon nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut.

Ai ka thënë se Abdixhiku është brumë i Isa Mustafës, dhe se kryesia e re është anemike.

“LDK në krizë serioze që nga viti 2010 kur në krye të saj vije një person që anëtarësohet tri vite më parë dhe bëhet kryetar i LDK-së. Dhe më pas e la një përfaqësues të tij nga një institut fantom, i cili vetë sa i ka shfrytëzuar buxhet shtetit të Kosovës e që s'janë parë kurrë.

“Kryetari aktual është anëtarësuar në vitin 2017. Udhëheqja e re është një brumë i dalë sepse Lumir Abdixhikun e ka sjellë Isa Mustafa në LDK dhe pa asnjë kontribut e ka radhitur të 8-in në listë. Kryesia e re tepër heterogjene, nuk mund ta gjejë veten. LDK-ja aktualisht është duke u marrë me një marketing të zbehtë dhe nuk ka një program politik që e rrit partinë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse Abdixhiku i fiton zgjedhjet e ardhshme do ta përkrahë, por ka shtuar pyetje se çfarë ka për të thënë nëse edhe pas kësaj qeverie të Kurtit nuk arrin që LDK-në ta bëjë partinë fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat