Tahiri: Presidentja Osmani po e lehtëson Kurtin nga fajet, prishjen me Amerikën po ia ngarkon Kosovës

Aktuale

Tahiri: Presidentja Osmani po e lehtëson Kurtin nga fajet, prishjen me Amerikën po ia ngarkon Kosovës

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:58
Edita Tahiri

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e lehtëson kryeministrin Albin Kurti dhe se ato po ia ngarkon Kosovës.

Sipas Tahirit, Osmani nuk po thotë se Qeveria i prishi raportet më SHBA-në.

Ajo thotë se Kosova s’duhet të përplaset me Amerikën.

“Presidentja po e lehtëson Kurtin nga fajet po ia ngarkon Kosovës – nuk thotë se qeveria prishi marrëdhëniet me Amerikën, por thotë nuk duhet Kosova të përplaset me Amerikën”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat