Mushkolaj: Kosova nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e ShBA-së

Aktuale

Mushkolaj: Kosova nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e ShBA-së

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:29
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Jemi shtet i pavarur, e kemi qeverinë e të tjerë. S’duhet me harru që s’mundemi me shku tutje pa mbështetjen amerikane. S’mundemi me rrumbullakësu shtetësinë, se kemi ende, s’mund ta gënjejmë veten, s’mund të themi jemi shtet i fortë e vendosim vetë. Sot sovraniteti i shtetit është i diskutueshëm edhe në BE e aq më pak kur Kosova ka një situatë me Serbinë. Nuk përjashtohet mundësia që Serbia me sulmu njësoj si me Banjskën. Duhet me pa këtë situatë qeveritarët me mendje pak më të ftohtë. Vendimet që i marrin si shtet i pavarur, por me qenë të kujdesshëm që këto veprimet munden me shkaktu probleme në një situatë të ndjeshme që jemi”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj është shprehur se Qeveria e Kosovës ka thënë se disa herë i ka keqpërdorur marrëdhëniet me ShBA-në.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat