Policia për djegien e veturës në Leposaviq: Rasti është duke u hetuar

Aktuale

Policia për djegien e veturës në Leposaviq: Rasti është duke u hetuar

Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës me targa serbe në Leposaviq.

Në raportin e saj të përditshëm thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq / 29.02.2024 – 04:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vetura e saj është përfshirë në zjarr. Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ku si pasojë e zjarrit, dyshohet janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin afër veturës së ankueses. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mbrëmë në emisionin “FIVE”, lidhur me rastin ka thënë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë së bashku me zjarrfikësit pas pranimit të informacioneve.

“Sipas informacineve që ne kemi, diku rreth orës 04:00 në mëngjes, kemi pranuar informacione që është duke u djegur një veturë afër shkollës teknike në qytetin e Leposaviqit. Policia ka reaguar bashkë me zjarrfikësit dhe ka hasur në një veturë që është duke u djegur, ndërsa janë dëmtuar edhe dy vetura tjera që kanë qenë afër, por me dëme më të vogla materiale”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat