Baza ushtarake e NATO-s në Shqipëri, Çollaku: Sinjal i qartë nga ShBA për Serbinë dhe shtetet proruse

Aktuale

Baza ushtarake e NATO-s në Shqipëri, Çollaku: Sinjal i qartë nga ShBA për Serbinë dhe shtetet proruse

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:09
Esad Çollaku

Sot Shqipëria u bë me bazë ushtarake të NATO-s.

Kuçova, ishte vendtakimi i inaugurimit të kësaj baze.

E kjo po vlerësohet shumë e rëndësishme nga aspekti i sigurisë rajonale.

Në veçanti, sipas gjeneralit të pensionuar, Esad Çollaku, kjo është një sinjal i qartë i Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe ata që janë prorus.

“Me të vërtetë shteti shqiptar është për çdo lëvdatë dhe duhet t’i urohet kjo punë e madhe që është bërë për sjelljen e bazës ajrore në Shqipëri”, tha ai në Info Magazine.

Çollaku shtoi se ky është një nga lajmet më të mira pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat