Gjuajtja me armë afër shtëpisë së Salih Sekiraqës, skenën e krimit del ta sheh edhe Arbërie Nagavci!

Aktuale

Gjuajtja me armë afër shtëpisë së Salih Sekiraqës, skenën e krimit del ta sheh edhe Arbërie Nagavci!

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita një pjesë të Lagjes së Muxherëve pas të shtënave me armë afër shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Media ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në pamjet, ajo shihet duke folur me një polic.

Siç duket, ministrja banon aty diku afër dhe është shqetësuar pas krismave që ka dëgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat