Bislimi pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë

Aktuale

Bislimi pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:10
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin që ka pasur me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë folur për zbatimin dhe avancimin e Marrëveshjes Bazike.

Në njoftimi e qeverisë thuhet se Bislimi në takim ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë mes palëve.

“Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Bërnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes”.

Ndërkohë, mbi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, u kërkua nga ana e zëvendëskryeministrit Bislimi heqja e tyre sa më parë, ku shprehu se ato janë të padrejta dhe duhet të bëhen hapa finalizues drejt heqjes së tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Lajçak në takim ka sqaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhet me procesin e dialogut, pasi sipas tij, këto janë dy procese të ndara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat