Nushi: Bislimi gënjeu, tha se nuk foli me Lajçakun për dinarin

Aktuale

Nushi: Bislimi gënjeu, tha se nuk foli me Lajçakun për dinarin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 00:07
Nol Nushi

Nol Nushi i PSD-së vlerëson se dinari serb tashmë është çështje e dialogut Kosovë-Serbi.

Në emisionin Edicioni Special ai shtoi se tashmë kjo temë është folur në takimin në Bruksel dhe se edhe gjatë këtij takimi që ndodhi sot në Prishtinë mes të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakut dhe kryenegociatorit Besnik Bislimi “sigurisht që është folur edhe për dinarin”.

Sipas Nushit, këtë e tha edhe Lajçaku në një formë ose tjetër dhe se Bislimi nuk e mohoi.

“Jemi mësuar që Bislimi gënjen dhe nuk e ka fare problem atë punë. Madje tani kanë filluar që këtë punën e gënjeshtrës ta shfaqin si strategji të dialogut”.

“Sigurisht që dinari është temë e dialogut, për fatkeqësinë tonë, sepse nuk ka pasur nevojë të jetë, nuk kemi asnjë përfitimi nga kjo temë, dhe sigurisht që presioni do të jetë prapë në anën e Kosovës sepse Kosova njëanshëm e ka marr një vendim për të cilin vet tha pastaj që e ka bërë gabim në njëfarë forme sepse është ngutur dhe vet e shtyu për tre muaj pa kurfarë ideje a strategjie”, deklaroi Nushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat