KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

Aktuale

KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:59
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar katër rregullore zgjedhore.

KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.

Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.

Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat