Toka e Manastirit të Deçanit, Mushkolaj: Moment për të treguar përkushtimin ndaj kushtetutshmërisë

Aktuale

Toka e Manastirit të Deçanit, Mushkolaj: Moment për të treguar përkushtimin ndaj kushtetutshmërisë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:57
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, ka theksuar se ky moment paraqet një provë për Kosovën për të treguar përkushtimin e saj ndaj zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ai ka theksuar se, edhe pse është një proces i ndërlikuar dhe ndjeshëm, institucionet dhe shteti i Kosovës janë të detyruara të vazhdojnë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mushkolaj ka theksuar se kjo është një mundësi për Kosovën të tregojë angazhimin e saj në zbatimin e ligjit dhe respektimin e trashëgimisë ortodokse në vend, duke përmendur manastirin e Deçanit.

“Moment i Kosovës për me i tregu se është e interesuar për me zbatu kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, tash kjo tingëllon ndoshta si parullë por kështu është, nuk ndreqim asgjë ndryshe. Është një moment që duhet të marrim vendim për me shku tutje se qysh do  të zbatohet edhe në çka do të përfitojmë na, në kuptimin institucional është çështje që do të merret vesh shpejt”, ka deklaruar Mushkolaj.

“Por është një proces jo i lehtë, është i ndejshëm për shkak se kë të bësh me prona të njerëzve atje. Por mendoj se është provim i rëndësishëm për me tregu zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për këtë vendim, edhe se dyti edhe qasjen që institucionet respektivisht shteti i Kosovës e ka ndaj institucioneve religjioze ne veçanti edhe ndaj trashëgimisë ortodokse të Kosovës çfarë është manastiri i Deçanit në këtë rast”, ka deklaruar tutje Mushkolaj.

Ai ka theksuar se me këtë nuk ka shprehur qëndrim personal pro ose kundër vendimit, por ka thënë se është e rëndësishme që institucionet të veprojnë në përputhje me akt-gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të shkojnë tutje në zbatimin e këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat