Haradinaj: Situata aktuale kërkon bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit

Aktuale

Haradinaj: Situata aktuale kërkon bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit

Nga: H.O. Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:14
Pamje nga takimi

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim të tij në facebook, ka thënë se qytetarët po e shohin opozitën si shpresë për t’i dhënë fund qeverisë aktuale.

Ai shkruan më tutje se kjo situatë e krijuar kërkon bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit.

Postimi i plotë:

Bashkimi ynë opozitar, dita-ditës po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t'i dhënë fund qeverisë anti-shtet.

Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira.

Sonte kisha nderin të bashkëbisedoj me shumë miq, kolegë e bashkëluftëtarë në Stanoc të Vushtrrisë, në mikpritjen e aktivistit të hershëm të Aleancës, Rrahim Ajeti.

Bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Vushtrri, Mensut Ademi, kryetarin e Listës Konservatore Avdullah Klinaku, Prof. Shemsi Rrahimi, diskutuam për problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën e bashkimit e mobilizimit sa më masiv për të ndaluar qeverisjen anti-shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat