Nesër bëhet varrimi i çiftit nga Deçani që vdiqën dje në aksident

Aktuale

Nesër bëhet varrimi i çiftit nga Deçani që vdiqën dje në aksident

Më: 10 mars 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Çifti, Fahri dhe Vlora Gjocaj, që vdiqën në një aksident dje në Klinë do të varrosen nesër.

Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilet me datë 09.03.2024 humbje jeten tragjikisht)  do të bëhet diten e hënë, datën 11.03.2024. Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndersa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës. E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13  mars 2024  dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te  vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do te njoftohet neser në ceremonine e varrimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ata vdiqën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi dje rreth orës 18:00.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat