Abazi: Kurti kërkon një fitore, anëtarësimin në KiE

Aktuale

Abazi: Kurti kërkon një fitore, anëtarësimin në KiE

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:21
Haki Abazi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka qenë i ashpër me Qeverinë Kurti pas vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, me këtë vendim kryeministri Kurti po kërkon një fitore në fund të mandatit duke e anëtarësuar Kosovën në Këshillin e Evropës.

 “Nuk është në të mirë të historisë së Kosovës që letra në Këshill të Evropës shkruan që ne kemi plotësuar kushtin për Kishën, rrjedhimisht ju lutëm në pranoni në Këshillin e Evropës.

Edhe nëse Këshilli i Evropës ka insistuar këto dy gjëra është dashur të jenë të ndara sepse në kemi të drejtën si shtet për anëtarësim në këtë Këshill, por jo të merren vendim në minutën e fundit, vendime nga frika”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat