Mbyllet për publikun rigjykimi ndaj 70-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes me sëpatë

Aktuale

Mbyllet për publikun rigjykimi ndaj 70-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes me sëpatë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Është mbyllur për publikun rigjykimi ndaj të akuzuari Izet Godeni, pasi që çështja u konsiderua e ndjeshme dhe me qëllim që të mbrohet jeta personale ose familjare e të dëmtuarës A.G. (vajza e të akuzuarit Godeni).

Fillimisht gjykatësi i rastit, Naser Foniqi e pyeti të dëmtuarën A.G., se për shkak se çështja është e ndjeshme a dëshiron që gjykimi të jetë i hapur apo i mbyllur, me këtë rast e dëmtuara G. kërkoi që gjykimi të vazhdojë i mbyllur për publikun.

Po ashtu edhe prokurorja Javorka Prelinqeviq, i akuzuari Izet Godeni me mbrojtësen e tij, avokaten Myrverte Hashani-Jashari nuk kanë kundërshtuar një kërkesë të tillë.

Më pas trupi gjykues me shumicë votash nxori aktvendim për përjashtim të publikut nga salla e gjykimit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 25 vite burgim Godenin për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.

Gjykata e Apelit me 26 shtator 2023 kishte kthyer çështjen në rigjykim me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i përfshirë në shkelje esenciale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Konkretisht në vendimin e Apelit thuhet se mbrojtësja e të akuzuarit Godeni, avokatja Myrvete Hasahni nuk ka qenë e pajtimin për pranimin e veprës penale nga i akuzuari dhe se klienti i saj nuk është konsultuar mjaftueshëm lidhur me pranimin e fajësisë.

Andaj sipas Apelit pranimi i fajësisë nga i akuzuari Godeni është bërë jashtë normave ligjore dhe se nuk është mbështetura në të gjitha faktet dhe çështjet që përmban aktakuza.

Sipas aktakuzës thuhet se me 25 nëntor 2022 rreth orës 4 në mënyrë mizore Izet Godeni kishte privua nga jeta anëtarin e familjes, konkretisht bashkëshortë e tij S.G.

Andaj me këto veprime Izet Godeni po ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”nga nenin 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë. /Betimi për Drejtësi”/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat