Tahiri: Kurti ia dha opozitës votat që të hap rrugën e zgjedhjeve të parakohshme

Aktuale

Tahiri: Kurti ia dha opozitës votat që të hap rrugën e zgjedhjeve të parakohshme

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:30
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë –  Serbi, Edita Tahiri ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha se nëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai.

Tahiri ka thënë se më këtë veprim, Kurti ia dha opozitës votat për ta vet-rrezuar qeverinë, që hap rrugën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Më tej, ajo ka thënë se duke prishur marrëdhëniet me Amerikën e duke krijuar psikoze të rrejshme të luftës, Kurti ia dha vetës ‘puthjen e Judah’.

“Me dështime, mashtrime, duke prishur marrëdhëniet me Amerikën e duke krijuar psikoze te rrejshme te luftës ia dhe vetes ‘puthjen e Judah’ – Kurti ia dha opozitës votat për ta vet-rrezuar qeverinë, qe hap rrugën e zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat