​Musliu: Serbia e bëri provokimin e radhës por nuk guxon të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Aktuale

​Musliu: Serbia e bëri provokimin e radhës por nuk guxon të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:57
Agim Musliu

Prezencën e njësive të specializuara të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, përkatësisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar pretekst nga ana e Serbisë për të shkaktuar provokime të qëllimshme. Lidhur me këtë, drejtori i Institutit Octapus, Agim Musliu ka deklaruar se veprimet e tilla provokojnë reagimet e palës së Kosovës. Ai tha se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të ngritin kapacitetet e nevojshme për siguri të Kosovës.

Muslia ka përmendur edhe deklaratën e fundit të presidentit të Serbisë, Vuçiqit për të cilën tha se duhet të konsiderohet si një paralajmërim për situata të tilla. Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të inskenojë incidente të ndryshme për të nxitur reagim, por se asnjëherë nuk guxon të ndërhyjë ushtarakisht sepse vet ajo e di që KFOR-i dhe NATO janë në Kosovë.

Eksperti i sigurisë, Musliu thekson se Republika e Serbisë është e përgatitur edhe me stërvitje ushtarake, të cilat janë të dedikuara për Kosovën.

Musliu: Deklarata e fundit e Vuçiqit është paralajmërim për situata provokuese

“Në vazhdën e luftës së Serbisë, respektivisht të Rusisë në Ballkan, kjo është një lëvizje e radhës, një provokim i radhës edhe pse marrëveshjet ndërkombëtare që nga Kumanova e tutje e thonë të kundërtën që ushtria apo policia serbe nuk guxon të afrohet në kufi të Republikës së Kosovës dhe të zhvillojë patrullime apo çfarëdo aktiviteti tjetër policorë. Sidomos kjo stërvitje dhe në afërsi të kufirit me Kosovën dhe veprimet operative të cilat mund të rrezikojnë edhe qetësin edhe sigurinë e Republikës së Kosovës. Ne mund të shohim këtë si provokim i radhës, sepse siç e dimë Republika e Serbisë ka vendosur rreth 48 baza rreth kufirit të Kosovës ushtarako-policore e herë pas herë edhe në stërvitje ushtarake të cilët janë të përpiluara ekskluzivisht vetëm për Kosovën, një agresion i heshtur i padeklaruar në krahasim me Kosovën. Kjo i paraprin edhe deklarata e presidentit të Serbisë, Vuçiqit, i cili ditë më parë tha që "Ne do e presim momentin e volitshëm që të reagojmë", dhe kjo lënë të nënkuptohet se e presim momentin e caktuar që të kthehen në Kosovë me forcë, me ushtri, polici dhe me instrumentin e dhunës që e posedojnë”, tha Musliu.

Po ashtu, Musliu shtoi se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të ngritin kapacitete me pajisje ushtarake dhe teknike, si dhe duhet të përdoret një diplomaci agresive dhe faktike ndaj veprimeve serbe dhe ruse, kundrejt Kosovës.

Musliu: Institucionet e Kosovës duhet të përgatiten me pajisje ushtarake dhe të përdorin një diplomaci agresive.

“Sidomos në Kosovë ku mund të parashohim në një fazë, ndoshta edhe në një kohë të pacaktuar por afër mund të përdoret elementi i brendshëm i Serbëve të Kosovës që të nxitet një konflikt i vogël apo të inskenohet incidente të ndryshme ku do të marrin pjesë serbët lokal të ndihmuar edhe tendencën e fundit në Banjskën e 24 shtatorit nga njerëzit të stërvitur apo pjesëtarë të organizatave terroriste nga Serbia. 05:11 Unë nuk besoj që Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht sepse e di që KFOR-i dhe NATO janë në Kosovë dhe nuk do të konfrontohet edhe me NATO-në, por muajve të fundit është një kampanjë kundër NATO-së prej Serbisë dhe Rusisë. 06:13 Mund të përdoret diçka e ngjashme, mund të inskenojnë incidente të ndryshme, për atë arsyeje institucionet e Kosovës nuk guxojnë të neglizhojnë por të punojnë në preventimin e këtyre veprimeve. ....Në aspektin e brendshëm duhet të ngritin kapacitetet e nevojshme për siguri të Kosovës dhe të sofistikohen më tutje dhe në teknike dhe pajisje. Duhet edhe një diplomaci më agresive jashtë kufijve të Kosovës për t’i bindur ose faktuar qendrat e vendimmarrjes që Serbia dhe Rusia vazhdojnë luftën hibride ndaj Kosovës dhe ato duhet të faktohen”, thekoi Musliu.

Kryeministri i Kosovës, Kurti ka shkruar në Facebook se ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake në kufirin e Kosovë, nuk është normal dhe se të njëjtit po vëzhgohen nëse do të përpiqen të kalojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat