Haziri i drejtohet Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës: Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj

Aktuale

Haziri i drejtohet Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës: Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj

Nga: H.O. Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:38
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-s, Lutfi Haziri shkruan se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca po e kthejnë mbikëqyrjen europiane mbi Kosovën, si shkak i dështimeve të tyre.

“Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Trojka e Republikës Kurti, Osmani-Sadriu dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen Europiane mbi Republikën e Kosovës për shkak dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët.

Një pranim pa Republikë dhe veç si Kosovë dhe me një gur në qafën e saj, si kushtëzim në aspiratën euroatlantike.

Jeni detyruar që zotimet me shkrim e nënshkrim t’i jepni sepse askush nuk ju beson më. Dhe për çka? Për ta demtuar Republikën.

Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat