Përkundër dilemave pro e kundër – mbahet mbledhja e KS të OKB rreth bombardimeve të NATO-s

Aktuale

Përkundër dilemave pro e kundër – mbahet mbledhja e KS të OKB rreth bombardimeve të NATO-s

Nga: F.B. Më: 25 mars 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Rusia ka ditë që ka kërkuar mbajtjen e mbledhjes së KS të OKB lidhur me bombardimet e NATO-së ndaj SRJ 25 vjet më parë dhe ndër vendet anëtare të KS kishte zëra pro e kundër saj, megjithatë sot u njoftua se ajo mbahet sonte sipas kohës evropiane në ora 20 ndonëse nuk dihet formati i hapur apo i mbyllur, njofton “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim thuhet se KS i OKB me kërkesën e Rusisë do të mbajë sonte në ora 20.00 mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me përvjetorin e 25 të bombardimeve ndaj SRJ, por akoma nuk ka njoftime nëse ajo do të jetë e hapur apo mbyllur për opinion.

Mbledhja u caktua nga kryesuesi i radhës së KS të OKB-së Japonia me iniciativën dhe kërkesën e Rusisë.

Ditë më parë shefi i diplomacisë serbe Daçiç ka deklaruar se nëse do të organizohet mbledhja ai do të jetë pjesëmarrës.

Burime të KS të OKB-së kanë theksuar jo-zyrtarisht për “RTS” se në mbledhjen e sotshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin do ta paraqes ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore Miroslav Jença.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat