​Konjufca: Beteja e Koshares ka karakter ndërkombëtar

Aktuale

​Konjufca: Beteja e Koshares ka karakter ndërkombëtar

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:21
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se Beteja e Koshares është një betejë me karakter ndërkombëtar, për shkak se kjo betejë ia humbi kontrollin përfundimisht Jugosllavisë mbi kufirin e vendosur dhunshëm në mes të shqiptarëve.

Konjufca në seancën solemne për Betejën e Koshares, tha se themelimi i UÇK-së është një nga ngjarjet me të rëndësishme të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit, ndërsë beteja e Koshares eshtë një nga betejat më të lavdishme të luftës tonë për çlirim nga Serbia.

Konjufca: Beteja e Koshares ia dha namin UÇK-së

“Ashtu siç UÇK-ja e dha çlirimin dhe lirinë Kosovës, beteja e Koshares ia dha namin UÇK-së si një ushtri e aftë për ta sfiduar fuqishëm armatën serbe jugosllave duke e bërë atë tashmë te pa aftë për të garantuar kufirin e vendosur dhunshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë…Beteja e Koshares u bë shtegu pa kthim i përpjekjeve gati një shekullore e kombit shqiptar për bashkim e çlirim. Kosharja ishte sinonimi më i mirë i betimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare. Shembja e gurit të kufirit me çizmen e komandantit Agim Ramadani e Sali Çekaj ishte njëra nga ngjarjet më historike e luftës sonë çlirimtare”, tha ai.

Konjufca theksoi se kjo betejë paraqet operacionin më të madh luftarak të UÇK-së por edhe beteja më e përgjakshme me 111 dëshmorë, qindra të plagosur e me mijëra luftëtarë që ishin në luftë të drejtpërdrejt kundër ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Sipas tij, kjo betejë po ashtu përbën edhe një gjithëpërfshirës të luftëtarëve që merrnin pjesë luftëtarë nga të gjitha trojet.

Konjufca: Beteja e Koshares është një betejë edhe me karakter ndërkombëtar

“Beteja e Koshares është një betejë edhe me karakter ndërkombëtar, jo vetëm që aty luftuan e ranë tre dëshmorë të huaj, por edhe për shkak se kjo betejë ia humbi kontrollin përfundimisht Jugosllavisë mbi kufirin e vendosur dhunshëm në mes të shqiptarëve, e po ashtu ia dha goditjen përfundimtare, Jugosllavisë dhe Serbisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat