“Epoka e shantazhit ka marrë fund”, Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Aktuale

“Epoka e shantazhit ka marrë fund”, Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:36
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të Milan Radojçiqit.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se Radojçiqi që vet është bërë milioner qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.

Sipas saj, kjo epokë tashmë ka marrë fund, teksa ka shtuar se ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.

Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”, ka shkruar në  Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat