Konjufca: Pa u përballur Serbia me krimet e veta, përballë nesh përbënë shtetin e zhytur në krimin përbindësh

Aktuale

Konjufca: Pa u përballur Serbia me krimet e veta, përballë nesh përbënë shtetin e zhytur në krimin përbindësh

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:30
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rezallës së Skenderajt, ku u vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, 44 prej të cilëve u zhdukën me dhunë.

Përmes një statusi në Facebook, Konjufca ka shkruar se Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia.

“Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia. Pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm. Ne kemi dëshmorë e martirë të cilëve u përkulemi, ndërsa Serbia kriminelë lufte që i mbron”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca.

Sipas kryeparlamentarit, Rrezalla është pjesë e dhimbjes ku martirët lanë dëshminë e sakrificës si çmim të lirisë.

“Për ta ne do të vijojmë të kërkojmë drejtësi. Sot bëra homazhe aty, për nder të kësaj sakrifice të tyre. Ata nuk do të harrohen kurrë, sepse gjithmonë do të frymojnë tek liria jonë, e do të kujtohen përherë, sepse qëndrojnë në themelet e shtetit tonë.

Lavdi martirëve të lirisë!”, ka shkruar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat