Plagosja e dy nxënësve në Finlandë, njëra është intervistuar, tjetra ende në gjendje kritike

Aktuale

Plagosja e dy nxënësve në Finlandë, njëra është intervistuar, tjetra ende në gjendje kritike

Më: 8 prill 2024 Në ora: 23:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Javën që lam pas një djalë 12-vjeçar qëlloi me armë për vdekje një nxënës moshatar të klasës së gjashtë dhe i plagosi rëndë dy nxënëse, përfshirë një vajzë nga Kosova në një shkollë fillore në Finlandë. Policia finlandeze sot ka informuar se nxënëset e plagosura ndodhen akoma në spital, teksa njëra nga to është në gjendje kritike për jetën e tjetra është intervistuar në fundjavë.

Hetimi për incidentin e të shtënave në shkollën Viertola në Finlandë vazhdoi gjatë fundjavës me ekzaminime teknike dhe një sërë intervistash. Policia e ka intervistuar sërish të dyshuarin.

Nga hetimet e para është konstatuar se arma e përdorur nga i dyshuari i përket një të afërmi të tij. Ky i afërm i afërt nuk është anëtar i familjes dhe arma është ruajtur në mënyrën e duhur. I dyshuari e ka poseduar armën pa leje, konfirmon kryeinspektori detektiv, Marko Särkkä.

Intervistat e kryera gjatë fundjavës zbuluan se pas incidentit, i dyshuari ka zgjedhur rrugën e tij në mënyrë të rastësishme. Sipas informacioneve të deritanishme, i dyshuari nuk besohet të ketë kërcënuar askënd me armë pas largimit nga shkolla e Viertola, thotë Särkkä.

Bullizmi, motivi i dhënë më parë, është një përvojë shumë subjektive dhe personale. Policia po punon ende për të zbardhur arsyen e ngjarjes, vijon njoftimi i policisë atje.

Policia kërkon që hetimi t’i lihet policisë dhe të respektohet privatësia e të gjithë të përfshirëve dhe familjarëve të tyre.

Dy nxënëset e plagosura në një shkollë finlandeze vazhdojne të qëndrojnë në spital. Siç është bërë e ditur,  njëra nga nxënëset 12 vjeçare është nga Kosova dhe ka edhe shtetesi finlandeze ndërsa tjera finlandeze. Policia ka bërë të ditur se njëra prej tyre është intervistuar,  ndërsa tjetra vazhdon të jetë në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat