Haradinaj: Agim Ramadani nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar

Aktuale

Haradinaj: Agim Ramadani nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:18
Agim Ramadani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Beteja e Kosharës mban emrin e Agim Ramadanit.

Në shkrimin e tij, në përvjetorin e 25-të të rënies së heroit, Haradinaj ka shtuar se Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar.

Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun.

Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar. Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat