Haziri: Duhet të gëzohemi që Edi Rama ka marrë rol në formatin e dialogut – problem që Kurti s’e takoi Macronin

Aktuale

Haziri: Duhet të gëzohemi që Edi Rama ka marrë rol në formatin e dialogut – problem që Kurti s’e takoi Macronin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:06
Nëkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nëkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që kryeministri shqiptar Edi Rama ka rol në formatin e Dialogut, teksa e sheh si problem mostakimin e kryeministri Kurti me presidentin francez Macron, pasi ky i fundit zhvilloi takim me Vuçiqin.

Këto komente Haziri i dha teksa komentoi sulmin e Iranit mbi Izraelin, duke e cilësuar si gjendje lufte.

“Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne”, shkruan Haziri në Facebook.

“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”, shton ai.

Postimi i plotë

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte. Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne.

Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi.

Problemi mbetet që takimi i Presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format.

Roli i SHBA-së dhe aleateve është demostruar me forcë para 25 vitesh. Luften e kemi fituar por sot paqen e kemi rrezikuar vetë ne. Ata që kanë harruar këtë, le ta shohin një pjesë të saj sot se çka do të thotë miqësi e përhershme me SHBA-të, të cilët e mbrojnë aleatin në çdo kohë dhe me krejt kapacatetet.

Koha me pa drejt e krejt çka po ndodhë me Republikën tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat