Arrestimi i Prokurorit Special në Mal të Zi, Dimal Basha: Prokurorët s’janë të shenjtë, tek ne ia kanë heq fletëarrestin Radojiçiqit

Aktuale

Arrestimi i Prokurorit Special në Mal të Zi, Dimal Basha: Prokurorët s’janë të shenjtë, tek ne ia kanë heq fletëarrestin Radojiçiqit

Më: 15 prill 2024 Në ora: 11:47
Deputeti i VV’së, Dimal Basha

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka reaguar pasi në Mal të Zi është arrestuar ish-kryeprokurori special.

Basha ka thënë se në Kosovë prokurorët e tërheqin fletëarrestin për Milan Radojiçiqin dhe “ka prej tyre që kanë punu me shpallë Levizjen organizatë terroriste”.

“Mali i Zi në bashkëpunim me Interpolin e arreston ish-kryeprokurorin special, Millivoje Katniq, i cili poashtu ishte edhe zyrtar i lartë i policisë! Tek ne prokurorët i kanë tërheq fletëarrest Radojçiçit! Ka prej tyre që kanë punu me shpallë Levizjen organizatë terroriste! Ka prej tyre që ju shërbejnë grupeve të interesit, gjithmonë në dëm të shtetit!”

Ai ka shkruar se prokurorët nuk janë të shenjtë e as nuk amnistohen nga kritika.

“Prokurorët nuk janë të shenjtë as nuk amnistohen nga kritika, sepse qytetarët siç kërkojnë punë e mirëqenie, ata gjithashtu meritojnë edhe drejtësi!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat