Gyarmati: Rreziku nga terrorizmi në rajon, e vërtet dhe e pavërtetë

Aktuale

Gyarmati: Rreziku nga terrorizmi në rajon, e vërtet dhe e pavërtetë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:17
Foto

Kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, derisa ka akuzuar NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë aty ku ka kërcënimin nga terrorizmi, ka thënë se kur thuhet se rajoni nuk është i rrezikuar nga terrorizmi, është e vërtet dhe e pavërtetë.

Ai ka thënë se për të parën herë, pas shumë viteve nuk mund të jemi të sigurt që paqja që është realizuar në ballkanin perëndimor do të mbrohet, duke sqaruar se nuk po flet për luftëra por për konflikte të vogla, të cilat nuk mund të anashkalohen.

“Jemi duke bërë shume çka por në përgjithësi nuk jemi duke bërë mjaftë sepse bashkëpunimi në sferën e sigurisë është mjaft i vogël, ka institucione në rajon që frikësohemi t’i japim të dhënë sepse dyshojmë se ato të dhëna do të binin në duart e gabuara”, tha ai.

Gyarmati shtoi se nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të kemi një rizgjidhje të BE-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat