Pazaret për votimin e Demarkacionit, “kalojnë” nga ministritë

Aktuale

Pazaret për votimin e Demarkacionit, “kalojnë” nga ministritë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 23 tetor 2016 Në ora: 15:56
ilustrim

“Ka kohë që një ministri është pa ministër dhe po përfolën shumë emra. Ka pas lëvizje në këtë drejtim e një rast konkret është emërimi i Alma Lamës për ambasadore dhe zëvendësimi me një deputete tjetër”, ka theksuar deputetje  Time Kadrijaj për  gazetën “Bota sot”.

Eksponentët e koalicionit qeveritar PDK-LDK, muaj më parë janë zotuar se së shpejti do të bëjnë riformatimin e Qeverisë së Kosovës. Ndonëse nuk është ndërmarrë asnjë veprim lidhur me këtë çështje, analistë politikë konsiderojnë se kjo temë u hap si strategji për të humbur vëmendjen e opionit publik në kohën kur vlonin akuzat që lidheshin me Demarkacionin e Asociacionin. Ata thonë, se përmes riformatimit, ekzekutivi i Kosovës, si një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe më gjerë, do të bëjë çmos që të marrë nën kontroll të pabindurit që nuk votojnë për këto dy çështje. 

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë për gazetën “Bota sot” se deputetët e opozitës kanë presion nga koalicioni qeveritar lidhur me këto çështje. Por, sipas saj, insistimi i Qeverisë për riprocedimin e Demarkacionit është i pakuptueshëm, duke marrë parasysh faktin, se ai dështoi të miratohej në seancën e 1 shtatorit për shkak të mungësës së votave. 

“Deputetët janë bindur, se demarkacioni është bërë gabim dhe vetë mandati i deputetit nuk ua lejon të votojnë diçka që cenon integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë deputetja Kadrijaj. Sipas saj, Qeveria përmes riformatimit po tenton të joshë deputetët.  “Ka kohë që një ministri është pa ministër dhe po përfolën shumë emra. Ka pas lëvizje në këtë drejtim e një rast konkret është emërimi i Alma Lamës për ambasadore dhe zëvendësimi me një deputete tjetër”, ka theksuar Time Kadrijaj për  gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat