NISMA kërkon formimin e Ushtrisë së Kosovës sa më shpejt

Aktuale

NISMA kërkon formimin e Ushtrisë së Kosovës sa më shpejt

Nga: B.S Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:20
Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani

Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se Kosovës po i rrezikohen kufijtë, ndërsa ajo ende nuk ka ushtrinë e saj. Hasani gjithashtu i ka kritikuar institucionet duke thënë se nuk bëjnë analizë dhe pothuajse e kanë harruar transformimin e FSK-së.

Postimi i plotë:

Ndonëse kufijtë e Kosovës rrezikohen çdo ditë ne ende nuk kemi ushtrinë tonë. Serbia përveç që na kërcënon çdo ditë se do të dërgojë forcat e saj dhe po ashtu përmes Listës serbe e bllokon krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Hiq më larg se sot morëm kërcënim nga presidenti serb Nikoliq se Serbia do ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë.
E çfarë bëjmë ne? 
Vetëm flasim se na duhet konsensus me partitë serbe në Kosovë mbi Krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe asgjë më shumë.
E dimë se Ushtria nuk mund të bëhet pa një kompromis gjithëpërfshirës por është për të ardhur keq se si institucionet e Kosovës pothuajse e kanë harruar fare transformimin e FSK -së në Ushtri.
Këto institucione nuk kanë bërë as ndonjë analizë për ndryshimet kushtetuese, që do të bazohej në praktikat dhe standardet evropiane.
Sovraniteti dhe territori i Kosovës po rrezikohen çdo ditë dhe është koha fundit që të krijohen Ushtria e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat